Bashke

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj

Kandidati për president i VLEN-it Arben Taravari, bashkë me liderët e partive që e përbëjnë këtë koalicion, sot ishin në Saraj, ku krahas lojës së futbollit dhe ecjes në natyrë, biseduan edhe me aktivitet e rinj, duke i dëgjuar idetë dhe problemet që i shqetësojnë, përcjell TV21. E sonte Koalicioni VLEN do të mbajë Tubim në Kumanovë, në Shtëpinë e Kulturës me fillim në orën 20:30.

“Të bashkëbisedojmë me rinistët, t’i dëgjojmë idetë, problemet e tyre. Zakonisht të rinjtë janë shumë më kreativë dhe shumë më racionalë sesa ne. Pak do të ecim, do të bëjmë aktivitet fizik dhe do t’i dëgjojmë telashet, problemet, idetë e tyre, eventualisht për t’i folur edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj”, tha Arben Taravari, kandidat për president VLEN.

https://www.facebook.com/watch/?v=1612288112868147

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë