Bashke

Sulmuan fizikisht tre persona në Skenderaj – policia në kërkim të shtatë të dyshuarve

Shtatë persona kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë, të dielën mbrëma në Skenderaj.

Siç njofton policia, viktimat kanë deklaruar se pesë nga shtatë personat që i kishin sulmuar, ishin të armatosur.

Policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.

Viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, njofton policia. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë