Bashke

Sulmuesi shqiptar me gol dhe asist në Bundesligën austriake

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Donis Avdijaj ka qenë vendimtar në fitoren e Hartbergut. Ai shënoi një gol e asistoi në një tjetër, për fitoren 2-1 të Hartbergut në transfertë ndaj Altaç, në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Avdijaj fillimisht asistoi në minutën e 67-të për 1-1, ndërsa realizoi gol gjashtë minuta para fundit të ndeshjes. Ai ka pesë gola të shënuar e tri asistime në edicionin aktual të Bundesligës austriake.

Avdijaj luajti deri në minutën e 89-të për mysafirët, ndërsa Atdhe Nuhiu u aktivizua në minutën e 88-të tek Altaç.  Hartbergu është në vendin e katërt me 33 pikë dhe është në grupin që lufton për titull kampioni. Ndërkohë, Altaç, që lufton për mbijetesë zë vendin e dhjetë me 17 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë