Bashke

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.

Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje, tha ai, ka një bashkim të plotë të opozitës.
“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.
Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.
“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, u shpreh Taravari, raporton SHENJA.
Taravari tha se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se duhet ndryshimi. Me VLEN-in, Taravari tha se rroga mesatare do të jetë 800 euro.
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë