Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar për plumbin e gjetur sot në oborrin e shtëpisë së tij.
Taravari, e ka quajtur këtë mesazh mafioz, por ka thënë se nuk ndjehet i frikësuar.
Më tej, ai ka shkrua se nuk ndjehet i frikësuar nga kërcënimet dhe se ndryshimin që po vjen nuk mund ta ndalojë asgjë.
“Forcat e policisë të shtetit ishin sot në shtëpinë time ashtu si e keni parë nga mediat, sepse aty është gjetur një plumb që është lëshuar me mesazh të qartë kërcënues mafioz.
Më vjen keq për familjen time dhe sidomos për nënën time e cila e ka përjetuar veçanërisht keq këtë situatë.
Më vjen keq për ata politikanë që tregojnë se argumenti i tyre për të heshtur zërin e dikujt janë plumbat, plumba që më kujtojnë Italinë e viteve 1992 ku mafia e vrau gjykatësin e famshëm Xhovani Falkone…
Por për kaq më vjen keq…këtu mbaron keqarardhja ime dhe Filon Gëzimi Im sepse kuptoj se ata që e mbanin peng këtë vend janë në dëshpërimin e humbjes!
Është në hall të madh kushdo që i mbaron fjala dhe i mbetet vetëm plumbi…
Kujtdo që e ka lëshu atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, NDRYSHIMI KA FILLUAR DHE NUK KA ASGJË QË E NDAL!
Ju mund të më vrisni mua, dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen time dhe më vjen keq që këtë po e lexojnë edhe fëmijët e mi…por ju do të vrisnit vetëm një njeri por çfarë do i bëni mijëra, qindramijrave e miliona njerëzve që tashmë janë çuar në këmbë?’
Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni Një Popull!
Faleminderit të gjithë ju që po më mbështesni!
Zemrën ma bëni mal!
Ndryshimin e keni filluar dhe me mua ose pa mua Ndryshimi U Kry!”, ka shkruar Taravari.