Bashke

Thaçi: Kush mundohet t’ja thyej këmbët Bujarit, do ua thyejë turinjtë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot nga Tetova ku prezantoi kandidatin për president të Frontit Europian, Bujar Osmanin, deklaroi se këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme se u japim sinjal aleatëve tonë perëndimor se ne përfundimisht jemi në anën e tyre.

Thaçi tha se pamvarësisht prej pozitës dhe detyrës nuk do të tërhiqem.

“Njëherë përnjëherë ja kam dhënë një detyrë vetes, qëndrojë para kandidatit tonë Bujarit, gjithë ata çka mundohen t’ja thyejnë këmbët, jam mbrojtje që ua thyejë turinjtë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se Osmani përveç se është një njeri i mirë dhe profesionist e njeh edhe se si funksionon shteti dhe më e rëndësishja për shqiptarët, siç tha ai, e njeh si funksionon bashkësia ndërkombëtare.

Thaçi shtoi se Bujar Osmani ka përmirësuar imazhin e shqiptarëve në Maqedoni.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë