Bashke

Trajneri i Portos për Artetan: Më shau familjen në spanjisht gjatë ndeshjes

Një skandal shpërtheu pas ndeshjes së kthimit mes Arsenalit dhe Portos në Ligën e Kampionëve.

Kryetrajneri i portugezëve, Sergio Conceicao, ka ‘sulmuar’ kolegun e tij Mikel Arteta. Topçinjtë fituan 1-0 në kohën e rregullt – e më pas 4-2 në penallti.

Sipas Conceicao, trajneri i londinezëve ka fyer në spanjisht një anëtar të familjes së tij që nuk jeton më, transmeton gazetablic.

“Arteta gjatë ndeshjes u kthye nga pankina dhe ofendoi familjen time në spanjisht. Unë i thashë se personi që kishte ofenduar nuk jeton më ”, tha Conceicao.

Arsenali e ka mohuar kategorikisht. Vetë Mikel Arteta nuk ka pranuar të komentojë për akuzën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë