Bashke

Trazirat në Capitol, Trump përballet me një akt akuzë të re

Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja kundër ish-presidentit Donald Trump për përpjekjet e tij të supozuara për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 pasi humbi ndaj Joe Biden.

Ata janë në përgjigje të një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA muajin e kaluar që tha se presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga ndjekja penale për akte zyrtare gjatë kohës që janë në detyrë.

Aktakuza e rishikuar parashtron të njëjtat katër akuza penale kundër Trump, por ato tani lidhen me statusin e tij si një kandidat politik dhe jo me një president në detyrë.

Trump ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, megjithëse ai ka vazhduar me pretendimin e tij, pa prova, se ka pasur mashtrim të gjerë të votuesveë në zgjedhjet e vitit 2020.

Aktakuza e re, e ngritur nga Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, lë në fuqi katër krimet për të cilat akuzohet Trump: Komploti për të mashtruar

SHBA-në, komplot për të penguar një procedim zyrtar, përpjekje për të penguar një procedim zyrtar dhe komplot kundër të drejtave.

Trump tha në një postim në Truth Social se aktakuza e re ishte “një përpjekje për të ringjallur një gjueti shtrigash “të vdekur” dhe “të shkëpuste popullin amerikan” nga zgjedhjet.

Udhëheqësi republikan shtoi më pas se aktakuza e re është një “farsë që shoqja Kamala Harris po e shtyn në mënyrë aktive”./abcnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë