Bashke

“Treni Bullgar” në Likovë, Demiri kërkon përgjegjësi

Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri kërkon përgjegjësi ndaj anëtarëve të vendvotimit 1112/1 në Likovë, shkruan Alsat.

“Kërkoj nga shërbimi juridik i KSHZ-së të vërtetoj nëse me prishjen e votimit dhe shkarkimin e anëtarëve të vendvotimit nr. 1112/1 në Komunën e Likovës plotësohen kushtet për ngritjen e procedurës në pajtueshmëri me nenin 177-b të Kodit Zgjedhor. Nëse plotësohen kushtet në përputhje me nenin 177-b të Kodit Zgjedhor kërkoj nga që KSHZ të ngrit procedurë ndaj anëtarëve të shkarkuar të vendvotimit nr.1112/1”, thuhet në reagimin e Demirit. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë