Bashke

Tuchel i dëshpëruar me eliminimin, nuk e kursen gjyqtarin e ndeshjes

Real Madridi është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Trajneri mysafir, Thomas Tuchel ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit në fund të ndeshjes.

“Ishte një katastrofë absolute. Një shkelje e rregullave. Kjo skenë duhet luajtur deri në fund. Ky është rregulli. Drejtuesi i linjës bëri gabimin, dhe gjyqtari bëri gabimin e dytë”, tha ai.

E në finalen e 1 qershorit në Londër, Real Madridi do të ketë punë me një tjetër ekip gjerman, Borussia Dortmundin që e eliminoi Paris Saint-Germain.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë