Skuadra e volejbollit për femra të Turqisë mundi Serbinë në finalen e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Femra 2023.
Ky është titulli i parë kontinental për turket, që morën një fitore epike me pesë sete.
Skuadra turke fitoi finalen e zhvilluar në Bruksel 3-2 me setet (27-25, 21-25, 25-22, 22-25 dhe 13-15)
Ndërkohë, Holanda mundi Italinë për vendin e tretë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Turqinë për fitimin e trofeut. /Telegrafi/