Bashke

U dëmtua nga punonjësi i sigurisë, Morata: Meritonte karton të verdhë

Një incident i vogël që ndodhi në fund të ndeshjes Spanjë-Gjermani, shqetësoi jo pak stafin spanjoll, por edhe të gjithë tifozët iberikë.

Një stjuard në përpjekje për të kapur tifozin në fushë, goditi Alvaro Moratën. Pas këtij episodi, sulmuesi u pa që fërkonte gjurin, ndërsa stafi mjekësor i dha ndihmën e parë.

Megjithatë, pak orë pasi ngjarjes Morata reagoi në rrjetet e tij sociale, duke thënë se ishte mirë ndërsa e ka shoqëruar shkrimin dhe me disa nota humori. “Jam mirë, por atij djali do t’i jepja karton të verdhë për atë ndërhyrje ”, tha Morata.

Spanjolli do të jetë gati për finalen e 14 korrikut në korrik, ku me përvojën e tij do të jetë një nga pikat kyçe të kombëtares spanjolle.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë