Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit. Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, por që është shtyrë pas nisjes së luftës së Izraelit me Hamasin.
Sipas njoftimit, ndeshja në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” do të zhvillohet më 12 nëntor. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndryshe, Izraeli shpalli gjendje lufte më 7 tetor.