Bashke

UT-ja çmim për Talat Xhaferin, Ziberi: Mos të keqpërdoret UT-ja në periudhë parazgjedhore

Profesori Bashkim Ziberi, në intervistën në Alsat M, kritikon ndarjen e cmimit “Fadil Sulejmani” më 7 mars nga ana e Univeristetit të Tetovës për kryeministrin teknik Talat Xhaferi.

Ai apelon rektorin e UT-së mos lejojë manipulimet parazgjedhore.

“Nëse kjo është e vërtetë do jetë një shenjë më shumë për keqpërdorimin që u bëhen universiteteve publike tek ne dhe shfrytzimi I hapsirave për qëllime politike. Nuk është hera e parë që te ne po politizohen universitetet publike. Është koha e fundit ti jepet fund këtij keqpërdorimi. Nëse kjo është e vërtetë unë i bëj apel publik rektorit të UT mos lejojë keqpërdorimin e UT-s në këtë periudhë parazgjedhore”, tha Ziberi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë