Bashke

Vetëvendosje zyrtarisht në përkrahje të opozitës shqiptare – merr pjesë në nënshkrimin e deklaratës së koalicionit

Partitë e opozitës shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike po zhvillojnë një Tetovë tubimin ku edhe zyrtarisht do ta nënshkruajnë deklaratën e koalicionit, që e kanë quajtur Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Tashmë, siç përcjell KlanM, nuk është sekret se përkrahje këtij organizimi opozitar i jep edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Në tubimin e Tetovës, bashkë me krerët e partive opozitare shqiptare, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, janë edhe Arbër Zaimi dhe Bekim Qoku, dy përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë