Bashke

VLEN: BDI nxori në rrugën elitën intelektuale duke u përpjekur t’i nënshtrojë

Për protestën e profesorëve, përmes një komunikate kanë reaguar edhe nga VLEN. Nga atje fajësojnë BDI, për siç thonë me politikat e saj destruktive dhe anti-shqiptare, nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare, duke u përpjekur t’i nënshtrojë e poshtërojë.

“Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodij” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi e nga Jeton Shaqiri.
BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. E tani kur ata u ngritën në protestë përpiqen ta mbulojnë këtë poshtërim ndaj intelektualëve shqiptarë me arsyetime të ndryshme e gjoja me zgjidhje të kësaj çështje”! – thuhet në komunikatën e VLEN
, transmeton TV21.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë