Bashke

VLEN: Dimitrievski të mos ia bëjë qejfin BDI-së

Pasi kryetari i ZNAM, Maksim Dimitireski tha për VLEN-in që “ta korrigjojnë veten, mos ta emitojnë BDI-në”, ka reaguar VLEN. Këta të fundit thonë se nuk është e patjetërsueshme që partnerët qeverisës të pajtohen për të gjitha dhe se secili ka të drejtë të ndërtojë identitetin e tij bazuar në bindjet që ka.

VLEN i bënë thirrje ZNAM që siç thotë, të mos i bëjë pa vetëdije qefin BDI-së ndërkohë që tha se udhëheqja e tyre kriminale dëshiron tensione në të gjitha fushatë”.

“Çdo subjekt politik ka të drejtën demokratike për të ndërtuar identitetin e tij bazuar në bindjet e veta. Nuk është e nevojshme të pajtohemi për të gjitha çështjet, por duhet të respektojmë njëri-tjetrin duke pasur parasysh faktin se jemi pjesë e një Qeverie të përbashkët, pasi kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Si Qeveri, kemi prioritete programore të përcaktuara dhe të harmonizuara dhe detyra jonë është të punojmë me përkushtim për realizimin e tyre. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje ZNAM-it që të mos i bëjë pa vetëdije qefin BDI-së”.

“Udhëheqja e tyre kriminale dëshiron tensione në të gjitha fushat. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale për korrupsionin e kryer politik dhe për të ruajtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, ata ëndërrojnë edhe për tërmete Brenda koalicionit qeveritar”.

“VLEN fitoi 107 mijë vota shqiptare dhe nuk mund të tjetërsohet etnikisht vetëm për ta bërë lëvizjen ZNAM të ndihet rehat në Qeveri. Sidomos duke marrë parasysh se Dimitrievski është zgjedhur kryetar i komunës së Kumanovës edhe me vota shqiptare dhe e di shumë mirë rëndësinë e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nuk duam të besojmë se ZNAM dëshiron të hyjë në një fushatë për zgjedhjet lokale duke përsëritur kredon e gabuar të Tito Petkovskit nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1999 – nuk na duhen votat e shqiptarëve. Shumica parlamentare përbëhet nga dy koalicione dhe një lëvizje si ZNAM. Teza se ata janë vetëm partnerë të VMRO-DPMNE-së është populizëm naiv me jetë të shkurtër”, thonë nga VLEN.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë