Bashke

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

Azbi Nuredini

Blloku politik VLEN, është ANTIPOD i vazalëve të quajtur BDI, e së fundmi të paketuar në Front MULTIETNIK!

Shqetësimet se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re, Fronti MULTIETNIK tenton tu’a shet shqiptarëve si “brengë” për mungesën e perfaqësimit të shqiptarëve në qeveri!

Shqiptarët me ju në qeveri plot 22 vite nuk kanë qenë më të rrezikuar as në kohën e PASHIÇIT!

Ju keni hallin e krimeve tuaja që keni kryer ndaj shqiptarëve për plot 22 vite, rastet që keni montuar, vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve të pafajshëm, shpërnguljen e mbi 700mijë qytetarëve gjatë qeverisjes tuaj, pasurimin tuaj kriminal, korrupcionin dhe partizimin komunist të administratës, moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shum të zeza të pafundme për të cilat do jepni llogari para drejtësisë!

Blloku politik VLEN ka MISION ROTACIONIN politik të cilin ju e keni ANKTH!

Fanatizmin me të cilin luftoni kundër Rotacionit politik do ua kishte zilinë edhe diktatori më famkeq i Kamboxhias!

Shqetësimin e keni me vend, sepse shqiptarët kanë ndarë mendjen, me 8maj nën udhëheqjen e lidershipit VLEN, Rotacionin politik do ta vënë në jetë.
VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë