Bashke

VLEN-i prezantoi programin ekonomik para bizneseve shqiptare

Sot kishim kënaqësinë që të bisedojmë me bizneset shqiptare, pjesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rreth programit ekonomik të koalicionit VLEN për 4 vitet e mandatit tonë.

Prezantuam para tyre tri reforma kryesora që synojmë t’i sjellim si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:

–    NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.
–    KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.
–    FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me propozimet tona, ndërsa ne i sigurojmë se te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë