VLEN kërkon nga Prokuroria të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për prokurim paszgjedhor të pajisjeve të kazinove!
Sot jemi para Prokurorisë Publike, ku kërkojmë që ajo të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për korrupsion politik të drejtuar nga kuadro të BDI-së në Lotari.
Ja ku janë faktet:
Sipas këtij Statusi Aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror më 4 gusht 2024, SH.A. Llotaria Shtetërore më 31 Mars 2023 nëpërmjet delegimit prej 51% në kapitalin
aksionar, regjistroi një video lotari të dytë me emrin NOVO VLT me kapital bazë prej gati 10 milionë euro.
Si bartës i aktivitetit dhe bashkëpronar i NOVO VLT, figuron kompania Drushtvo për shërbimet HTL Makedonija DOOEL Shkup. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të NOVO VLT janë emëruar, dora e zgjatur e Artan Grubit dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami dhe bashkëpartiakët e tij nga BDI-ja, Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku.
Sipas kësaj marrëveshje korrnizë – Marrëveshje e Furnizimit Publik, e lidhur ndërmjet NOVO VLT dhe bashkëpronarit dhe themeluesit të HTL, më 13 qershor
2024 ose saktësisht 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, është planifikuar që në një periudhë prej dy vitesh të prokurohen 1600 terminale video lotarie me një
vlerë totale prej gati 19 milionë euro.
Për të qenë edhe më të saktë, NOVO VLT, Bordi Mbikëqyrës i së cilës përfshin tre anëtarë të stafit të Artan Grubit, në periudhën paszgjedhore, atëherë kur dihej se
BDI po shkonte në opozitë, nga kompani private, gjegjësisht themeluesi i dytë, ka prokuruar mijëra pajisje të kazinos, për një periudhë për dy vitet e ardhshme, me
një vlerë totale prej gati 19 milionë euro.