Bashke

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Me pushtetin 20 vjeçar të BDI-së, është shkatërruar besueshmëria tek gjyqësori dhe prokuroria.
Që nga rastet e montuara, ku siç e ka pranuar vetë Bujar Osmani, BDI-ja ka qenë e përfshirë, e deri te raporti i djeshëm i Freedom House, që tregonte se Maqedoninë e Veriut nën qeverisjen e BDI e ka kapluar korrupsioni. BDI-ja përmes Bujar Osmanit si ndërmjetësues, është përpjekur fort ta mundësojë kthimin e Gruevskit në Maqedoni të Veriut, si dhe është përgjegjëse për faljen e Sasho Mijallkovit. Rezultat i qeverisjes së BDI është dënimi i shqiptarëve të pafajshëm si në rastin “Monstra” dhe lirimi i maqedonëve fajtorë si Mijallkovi.
Për t’u rikthyer besimi te gjyqësori, duhet një politikë e pastër dhe vetting. Por listat e BDI janë plot me njerëz të listave të zeza, me njerëz të skandaleve. Edhe kandidati i tyre Bujar Osmani ka qenë nën hetim për korrupsion me dosjen “Pacienti”.
VLEN i ka listat komplet të pastërta, dhe kandidati ynë dr. Taravari është i pakorruptuar. Prandaj VLEN prej fillimit mundet ta bëjë vettingun, dhe do ta kthejë besimin në gjyqësor e prokurori.
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë