Bashke

VLEN: Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-së janë rikthim në vitin 1990

Iniciativa për zgjedhjen e Kryetarit të RMV-së në Kuvend nuk është qasje monoetnike, por politikisht racionale. Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kundër përcaktimit të “VLEN” janë rikthim në vitin 1990, koha kur u perceptoheshte si tragjedi që shqiptarët të mbanin pozitat më të larta shtetërore. Sa i përket partnerit të tyre BDI, ata një gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Nëse vërtet angazhohen për Kryetarin e Parë të Shqiptar, duhet t’i shpjegojnë publikut pse nuk e mbështetën kandidaturën e Arben Taravarit dhe pse po përpiqen të minojnë mundësinë që shqiptarët të kenë një kryetar shteti në vitin 2024.

Parashtrojmë pyetje publike se cilave qarqe u shërben Ali Ahmeti me vendimin për përçarjen e elektoratit shqiptar.

“VLEN” në koalicion me Popullin Shqiptar do të mundë mbetjet e fundit të politikave të UDBA-s.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë