Bashke

Xiaomi ia kalon Apple-it, bën gati makinën e parë elektrike

Xiaomi është gati të nxjerrë në treg makinën e parë elektrike. Marka kineze e celularëve ia kalon kështu rivalit Apple, që gjithashtu po bën gati një makinë elektrike, por që nuk dihet se kur do të jetë gati.

Është zbuluar emri i kësaj makine dhe ai do të jetë Xiaomi SU7. Ky mjet është prodhuar në bashkëpunim me markën kineze të makinave BAIC, ndërkohë që furnizimin me bateri, Xiaomi do e marrë nga një tjetër kompani kineze, BYD.

Mësohet se Xiaomi SU7 do të jetë 4,97 metra e gjatë dhe do të ketë tre versione: SU7, SU7 Pro dhe SU7 Max. Versioni më i mirë do të arrijë një shpejtësi deri në 210 km/h.

Kjo makinë e parë nga një kompani që prodhon celularë do të hapë rrugën edhe për kompanitë e tjera që të nisin aventurën në industrinë e automobilëve. Tani, pritet lëvizja e Apple…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë