Bashke

Zejdi dikur për Ahmetin: Ta dërgojmë atje ku e ka vendin, në Moskë

Skender Rexhepi Zejdi që sot përfundoi me Ali Ahmetin, ishte mjaft i zëshëm kundër politikave të BDI-së dhe vet Ahmetit. Kështu, dy vjet më parë, nga një tubim në Çair Zejdi kishte thënë se Ali Ahmeti dhe BDI ideologjikisht e kanë vendin në Beograd apo Moskë.

“Do e kisha lutur Ali Ahmeti dhe komandant Kërmillin që janë në lartësi në hava, të zbresin për një moment në tokë sepse jeta njerëzve nuk është këngë dhe humor. Jeta e njerëzve është dhimbje, pikëllim, tragjedi që ata 20 vite e kanë mbjellë në tokë dhe po 20 vite mbeti në hava dhe me shpresë që era t’i barte dhe t’i çoje atje ku e kanë vendin ideologjikisht në Beograd apo Moskë sepse trojet shqiptare i takojnë bijve të shqipes”, deklaroi Skender Rexhepi – Zejd.
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë