Bashke

Zëvendës Kryevizori shtetëror, Orhan Ademi për vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve

Zëvendës Kryerevizori shtetëror Mr. Orhan Ademi së bashku me Kryerevizorin shtetëror Mr. Maksim Acevski, realizuan me sukses vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve (ECA) në Luksemburg. Zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, z. Tony Murphy.

 

🎯 Gjatë vizitës shkëmbyen përvoja në auditimin e fondeve të BE-së, me fokus sfidat e planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor (Growth Plan) dhe programet IPA 3. Në takim u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit institucional duke propozuar praktikë dhe trajnime në Gjykatën Evropiane të Auditorëve si dhe organizimin e trajnimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ekspertë të lartë nga Gjykata Evropiane të Auditorëve.

 

📄 Gjatë vizitës u diskutuan tema të rëndësishme edhe me drejtorin e Departamentit III, duke përfshirë opinionin e GJEA-së për mjetet për reforma dhe rritje, punën e auditimit dhe Deklaratën e Sigurisë per MFF 6, raportin special për sundimi i ligjit në Ballkanin Perëndimor, sfidat në auditimin e projekteve të financuara nga BE-ja si dhe ndjekja e rekomandimeve nga raportet e auditimit.

 

➡ Vizita ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të efikasitetit në menaxhimin e fondeve të BE-së, me synim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë