Bashke

Zgjedhjet e sotme parlamentare janë të 11-tat me radhë që nga viti 1990

Sot për të njëmbëdhjetën herë në Maqedoninë e Veriut votohet për përbërjen e re të Kuvendit. Zgjedhjet e para në vend, në pluralizmin politik, u mbajtën në vitin 1990. Në atë kohë Maqedonia ishte ende pjesë e Jugosllavisë socialiste dhe votimi bëhej sipas modelit zgjedhor mazhoritar. Pjesëmarrja ishte 84.8%, dhe tema kryesore në periudhën parazgjedhore, nga 18 partitë politike që morën pjesë, ishte pavarësia e shtetit. Zgjedhjet e para shumëpartiake në Maqedoninë e pavarur u mbajtën në vitin 1994. 120 deputetët u votuan sipas modelit mazhoritar dhe votuesit zgjodhën mes 38 partive. Katër vjet më vonë, votimi filloi sipas modelit të kombinuar parlamentar dhe pjesëmarrja ishte 72.9%. Zgjedhjet e vitit 2002 ishin të parat të zhvilluara sipas modelit zgjedhor proporcional me gjashtë njësi zgjedhore, si tani, dhe qytetarët zgjodhën mes 33 partive. Pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet parlamentare është regjistruar në vitin 2006 – 56%, pra 17% më pak se zgjedhjet e mëparshme. Që nga viti 2008, fillon një cikël prej katër procesesh të zgjedhjeve të njëpasnjëshme të parakohshme parlamentare. Nga zgjedhjet paraprake të parakohshme, në vitin 2011, për herë të parë numri i deputetëve e tejkaloi 120, me tre të tjerë nga listat në diasporë. Në vitin 2011 morën pjesë 18 parti dhe koalicione.

Në vitin 2014, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të rregullta presidenciale u organizuan në të njëjtën ditë për herë të parë. Në vitin 2016 u mbajtën zgjedhjet e para të zhvilluara nga një qeveri teknike, pas arritjes së marrëveshjes së Përzhinës. Që atëherë, votat e diasporës nuk kanë arritur të shndërrohen në mandate në Kuvend. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në vitin 2020. Ishin parashikuar të jenë të parakohshme, por megjithatë e tejkaluan afatin për zgjedhjen e Kuvendit të ri, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sot përfundon seria e zgjedhjeve të parakohshme dhe votuesit zgjedhin mes 17 partive dhe koalicioneve në zgjedhjet e rregullta parlamentare. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë