Bashke

Zgjedhjet në Kukës, KQZ vendos regjistrimin e PD-së së Bashës

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës në zgjedhjet e Kukësit.

Sipas tij PD-ja e Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ato të ligjit për partitë poltike.

“KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal. Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor”, deklaroi Celibashi.

Zgjedhjet në Kukës do të zhvillohen më 24 shtator pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në një video-skandal erotik. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë