Bashke

Zhegrova, shënon tjetër gol me peshë në Ligën e Kampionëve (Video)

Edon Zhegrova, po kalon një moment të artë te francezët e Lilës. Ylli shqiptar i Kosovës, realizoi një tjetër gol me peshë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, pas atij të realizuar ndaj Fenerbahçes.

Zhegrova tundi rrjetën, në duelin e parë ndaj Slavias së Pragës, të vlefshme për fazën “play-off”.

Shqiptari i Kosovës, goditi saktë brenda zonës, në minutën e 77-të, teksa me të majtën e dërgoi topin në cepin e portës, duke i siguruar avantazhin e dyfishtë skuadrës së Lilës.

https://rumble.com/v5bqcwl-what-a-goal-by-edon-zhegrova-to-double-lilles-lead.html

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë