Bashke

OKB-ja konfirmon se është bombarduar një shkollë në Gaza, në mesin e viktimave janë disa fëmijë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza (UNRWA) ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve reuters se kampi i refugjatëve në shkollën Al-Fakhoura, Jabalia, i drejtuar nga OKB-ja, është sulmuar nga forcat izraelite.

Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit në UNRWA, tha se mes viktimave kishte edhe fëmijë, por që ende nuk janë në gjendje të verifikonin se sa njerëz janë vrarë.

“Të paktën një predhë goditi oborrin e shkollës ku kishte tenda për familjet e zhvendosura. Një tjetër predhë goditi brenda shkollës ku gratë po gatuanin bukë”, citon Reuters të ketë thënë ajo me telefon.

Më herët, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se të paktën 15 njerëz u vranë kur izraelitët goditën shkollën.

Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha në një konferencë për shtyp se 70 të tjerë u plagosën.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër Hamasit pasi kjo e fundit sulmoi papritur më 7 tetor territoret izraelite.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë