Bashke

Kosova mposht Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka reaguar pas humbjes së thellë të pësuar të enjten në Sllovaki.

Të dielën, Kosova fitoi 28:25 ndaj sllovakëve, që megjithatë avancojnë në kualifikimet për Botëror, falë fitores më të thellë në ndeshjen e parë.

“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen me Sllovakinë, ndërsa gjatë pjesës së parë ishte vazhdimisht para. Rezultati pas 30 minutave megjithatë ishte 14:14.

Edhe më e mirë ishte paraqitja në pjesën e dytë. Kishte lojë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe epërsia shkoi deri në pesë gola, 27:22. Në fund rezultati ishte 28:25.

Portieri Haris Berisha kishte tjetër ndeshje të madhe, duke bërë 12 pritje.

Nga gjashtë gola i kishin kapiteni Valon Dedaj dhe Kushtrim Ninaj, që luajti ndeshjet e para zyrtare me Kombëtaren tonë. Nga pesë gola i realizuan Egzon Gjuka e Leonard Gegaj, ndërsa tri i shënoi Luigj Quni.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë