Milani është kthyer te fitorja pas një kohë të gjatë. Dhe fitoren e arriti në moment shumë të rëndësishëm. Të martën mbrëma në “San Siro”, Milani fitoi 2:1 ndaj PSG-së për t’u kthyer fuqishëm në garë për kalim në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Olivier Giroud shënoi golin e fitores.
Ai realizoi për 2:1 në minutën e 50-të. Goli i francezit kompletoi kthimin e madh të Milanit. Milan Skriniar kaloi Parisin në epërsi në minutën e nëntë.
Por vetëm tre minuta më vonë Rafael Leao barazoi rezultatin në 1:1. Ndeshja ishte e fortë, me raste të mira, ndërsa Milani dëshmoi që po e kalon krizën e thellë. Në Grupin F, përkatësisht grupin e vdekjes, Milani tani është i treti me pesë pikë. Dortmundi udhëheq me shtatë pikë, ndërsa Parisi i ka gjashtë. Në pozitën e katërt është Neëcastle me katër pikë. Pra grupi mbetet shumë i hapur, ndërsa vendimtare do të jenë dy xhirot e ardhshme.