Bashke

Lidhja Europiane për Ndryshim: Pa anëtar të opozitës shqiptare në KSHZ, nuk mund të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike!

Lidhja Europiane për Ndryshim: Pa anëtar të opozitës shqiptare në KSHZ, nuk mund të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike!
“Konkursi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tashmë është mbyllur dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi po ashtu është i njoftuar se kandidat i Lidhjes Europiane për Ndryshim është Abdush Demiri.
Pasiqë kreu i Kuvendit është njoftuar përmes letrës zyrtare, kërkojmë që të veprojë sa më shpejtë konform Kushtetutës dhe Ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Çdo veprim tjetër do të ishte tregues i qartë se pushteti, pjesë e të cilës është edhe kryetari i Kuvendit, po përgatitet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të manipuluara, jo-demokratike dhe pa përfaqësues të opozitës shqiptare, rrjedhimisht del të jetë një proces jo i rregullt dhe jo demokratik. Kjo është në kundërshti të plotë me vlerat dhe standardet europiane gjë që do të ndikojë negativisht edhe në procesion euro-integrues të vendit.
Indicie të para për manipulim të zgjedhjeve veçmë janë dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili si kryesues me OSBE-në ka tentuar të ndikojë që të ulë numrin e vëzhguesve të këtij institucioni kaq të rëndësishëm ndërkombëtar i cili mbikëqyr dhe vlerëson proceset zgjedhore.
Poashtu njoftojmë opinionin dhe krerët shtetëror, se nëse përpiqen që të mbajnë plotësisht nën kontroll KSHZ-në dhe ta lënë pa përfaqësues të opozitës shqiptare, në këtë rast të Lidhjes Europiane për Ndryshim, atëherë në takimet tona me faktorë relevant ndërkombëtar e lokal , takime që fillojnë nga sot, me ambasadorin Geer, do t’i informojmë dhe alarmojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, ambasadat e vendeve mike si atë të SHBA-së, BE-së por edhe të vendeve tjera europiane për këtë tendencë!
Shpresojmë që do të mbisundojë racionaliteti dhe do të respektohet kushtetuta!” – shprehen nga Lidhja Europiane për Ndryshim
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë