Nga muaji i ardhshëm, nxënësit e shkollave të mesme në Holandë nuk do të mund të përdorin më telefonat e tyre në klasë.
Ndalimi, i cili hyn në fuqi në janar 2024, jo vetëm që do të ndalojë telefonat celularë, por edhe iPad-ët, orët inteligjente dhe pajisjet e ngjashme, shkruan Euronews.
Qeveria, e cila njoftoi ndryshimin në korrik, përmend nxënësit e hutuar dhe performancën e ulët arsimore si arsye për ndalimin.
Përveç vendimit të qeverisë, disa shkolla tashmë në mënyrë të pavarur kishin vendosur rregulla për nxënësit që të vendosnin telefonat e tyre në dollapët gjatë gjithë ditës në shkollë.
Vende të tjera po propozojnë legjislacion të ngjashëm. Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkolla në Holandë vjen në të njëjtën kohë kur kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka propozuar ndalimin e mediave sociale për moshën nën 16 vjeç.