Bashke

Kontakte me 60 klube, Perez dhe Laporta nuk heqin dorë nga Superliga

Florentino Perez dhe Joan Laporta nuk dorëzohen në lidhje me krijimin e Superligës Europiane të Futbollit, projekt i kundërshtuar me forcë nga UEFA.

Presidentët e Realit të Madridit dhe Barcelonës, kanë nisur nga puna, kanë nisur të kontaktojnë rreth 60 klube të ndryshme me misionin për t’i bindur që të marrin pjesë në krijimin e një Lige të hapur.

Që do të prodhonte rreth 1 miliard euro fitime për dy “gjigantët” spanjollë. Me tërheqjen përfundimtar të Juventusit, Reali dhe Barça kanë mbetur dy klubet e vetme që ende ëndërrojnë krijimin e Superligës.

Projekt që nisi me dakordësinë e 12 klubeve të mëdha europiane, por presioni i UEFA-s i detyroi të tërhiqeshin me radhës. Dhe tani kanë mbetur vetëm dy klubet spanjolle.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë