Bashke

LEN: Anëtari i propozuar për KSHZ nga Lidhja është Abdush Demiri

Sot jam këtu për t’ju njoftuar me ecurinë e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pas mbledhjes së mbajtur
të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, më 13.12.2023, kur u verifikuan kandidaturat e konkursit publik për anëtar të KSHZ-zë, më 14.12.2023
kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në vend që të na dërgojë letër vetëm neve, pra partive opozitare shqiptare, kjo sipas nenit 2, paragrafi 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor, ai letrën për të propozuar kandidatë e ka dërguar edhe te dy parti të tjera, që janë formuar së fundi.

Sipas asaj që kërkohej në letër, por edhe konform detyrimit që e përcakton Kodi Zgjedhor, ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit se
kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, ndërsa unë – si koordinatore – ia kam nisur kryetarit të Kuvendit edhe një letër, në
të cilën ia kam rikujtuar se partitë e vetme opozitare sipas definicionit të nenit 2, paragrafi 10, i Kodit Zgjedhor, janë AlternAtivA dhe Lëvizja Besa, si parti që kanë dalë nga zgjedhjet e
fundit parlamentare.

Me këtë rast ia kam tërhequr vërejtjen që të pushojë me lojërat e ulëta për ta sabotuar një të drejtë ligjore që i takon opozitës shqiptare, se
le që nuk i ka hije as atij, për shkak të pozicionit që e ka dhe pozicionit që e synon, por ky është edhe një turp për demokracinë dhe,
në përgjithësi, për pluralizmin politik. Prandaj sot jam këtu që ta njoftoj opinionin se kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, por ta njoftoj edhe publikun me
lojërat e këtij kryetari të Kuvendit, si dhe me sabotimet e kësaj shumice antidemokratike. Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga
aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të
garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar
BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në
zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së z. Xhaferi.

Por, nëse thonë se e kanë pranuar demokracinë, duhet të mësohen se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Kod Zgjedhor që e përcakton se si
krijohet përbërja e tij me anëtarë të partive të pozitës dhe të opozitës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë