Bashke

Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh Mehmet Gega

Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, atdhetarit nga Tetova, Mehmet Gega.

Në përurimin e rrugës morën pjesë familjarët e Mehmet Gegës dhe vajza e tij Valdete Gega, krerët e komunave të Çairit dhe Tetovës dhe përfaqësues të spektrit politik në vend.

Sipas kreut të Komunës së Çairit emërtimi i kësaj rruge bart në vete shumë simbolika. Mehmet Geg ishte mësues, aktivist për të drejtat e njeriut, veprimtar i çështjes kombëtare, i dënuar disa herë me burg nga pushteti ish-jugosllav. Inaugurimi i Rrugës në Komunën e Çairit përkon edhe me 55 vjetorin e demonstratave të lavdishme të Tetovës, ku Mehmet Gega u dënua me 10 vjet burg si organizator i tyre./Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë