Bashke

Klopp vendos një rekord të ri personal pas fitores ndaj Burnleyt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vendosur një rekord të ri në Ligën Premier pas fitores së Liverpoolit në “Boxing Day” ndaj Burnleyt në udhëtim.

Nga një gol në të dy pjesët nga Darwin Nunez dhe Diogo Jota, e dërguan Liverpoolin në krye të tabelës në Ligën Premier me një fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Burnleyt.

Si rezultat, bazuar në matjet e Opta, Klopp tani ka fituar gjashtë ndeshje në “Boxing Day”, duke u bërë trajneri i parë me një rekord prej 100 për qind të fitoreve në këtë ditë, në histori të Ligës Premier.

Pas dy barazimeve radhazi ndaj Manchester United dhe Arsenalit në shtëpi, Liverpooli iu rikthye fitoreve.

Ata tani kanë dy pikë më shumë se “Topçinjtë”, mirëpo të besuarit e Mikel Artetas mund ta marrin kreun përsëri në rast fitoreje ndaj West Hamit të enjten.

Për Liverpoolin kjo ishte ndeshja e tyre e fundit për vitin 2023, ndërsa vitin 2024 do ta nisin në një përballje ndaj Newcastle më 1 janar në “Anfield”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë