Bashke

Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

Në një postim në orët e natës, Aliu tha se fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.

“Sapo u hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë.

Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta. Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka shkruar ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë