Klubet më të famshme në botën e futbollit janë radhitur duke u bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetet e tyre sociale, me Manchester United që renditet në pozitën e tretë.
Dominimi i United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson nga 1986 deri në 2013, tani duket sikur një memorie e zbehur, pasi më herët ishin cilësuar si njëri nga klubet më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri.
Sidoqoftë, me emra si David Moyes, Louis Van Gaal, Jose Mourinho, Ralf Rangnick, Ole Solskjaer dhe tani Erik Ten Hag, United kanë zbritur gradualisht në tabelën e klasifikimit.
Një studim nga Football Benchmark e ka llogaritur shumën totale të ndjekësve të klubeve të mëdha në Facebook, X (ish-Twitter), Instagram, YouTube, TikTok.
Shuma totale e ndjekësve të United qëndron rreth 224.5 milionë, ndërsa gjiganti spanjoll Real Madrid dhe Barcelona mbajnë dy vendet e para.
Los Blancos kryesojnë tabelën me 415 milionë ndjekës, ndërsa Barcelona e Xavit pozicionohet pas tyre me 391 milionë ndjekës.
Shifra totale e ndjekësve për klubet tjera:
1. Real Madrid – 415 milionë ndjekës
2.Barcelona – 391 milionë ndjekës
3.Man United – 224 milionë ndjekës
4.PSG – 189 milionë ndjekës
5.Man City – 156 milionë ndjekës
6.Chelsea – 151 milionë ndjekës
7.Juventus – 147 milionë ndjekës
8.Liverpool – 136 milionë ndjekës
9.Bayern – 130 milionë ndjekës
10.Arsenal – 104 milionë ndjekës
11.Tottenham – 95 milionë ndjekës
12.AC Milan – 70 milionë ndjekës
13.Inter – 64 milionë ndjekës
14.Dortmund – 57 milionë ndjekës
15.Flamengo – 52 milionë ndjekës
16.Atletico Madrid – 50 milionë ndjekës
17.Al Ahly – 46 milionë ndjekës
18.Galatasaray – 44 milionë ndjekës
19.Al Nassr – 43 milionë ndjekës
20.Roma – 35 milionë ndjekës