“Zgjohem në orën 3:30, ha vetëm dy vakte, lutem dhe ushtroj”: Aktori sfidon moshën me një regjim të veçantë diete dhe ushtrimesh
Aktori Mark Wahlberg është i njohur për filmat e aksionit në të cilët luan dhe për pamjen e tij mahnitëse i detyrohet përkushtimit të jashtëzakonshëm
Mark Wahlberg (52) është një aktor që duket fantastik në dekadën e tij të gjashtë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij bën një mënyrë jetese të relaksuar, aktori përpiqet të qëndrojë në top formë për të marrë rolet sa më të mira.Mot i kthjellët dhe me vranësira në Shqipëri
Megjithatë, ky lloj trupi “nuk bie nga qielli”. Marku bën sakrifica të jashtëzakonshme për t’u dukur njëzet vjet më i ri, transmeton Telegrafi.
Çfarë bën ai?
Aktori ka deklaruar se çdo mëngjes zgjohet rreth orës 3:30, fillimisht lutet, pastaj ushtron, u përgjigjet emaileve dhe vetëm më pas ha mëngjes.
Së fundmi ka filluar të praktikojë autofagjinë, ndaj mundohet të hajë sa më pak.
“Nuk ushtroj aq fort sa dikur, tani kam rezultate më të mira duke praktikuar autofagjinë.
Tani zgjohem çdo ditë rreth orës 3:30, pastaj marr pak kohë për t’u lutur, marr vitaminat, bëj stërvitje dhe më pas shkoj në punë.
Marr dy vakte në ditë: një rreth mesditës dhe tjetri deri në orën 18.00. Në ditët kur kam stërvitje, përpiqem të ha më shumë. Por pesë ditë në javë mbaj një periudhë agjërimi tetëmbëdhjetë orëshe
Unë shkoj në shtrat gjithmonë rreth orës 19:30. Jam i vendosur të fle nga 7 deri në 8 orë. Familja ime nuk ka një ritëm të tillë, por është mësuar me rutinën time”, është shprehur i sinqertë aktori.
Mark është i martuar me gruan e tij Ria që nga viti 2009 dhe kanë katër fëmijë: Ella, Michael, Brandon dhe Grace.
Përveç aktrimit, Marku zotëron edhe një zinxhir veshjesh, një rrjet palestrash dhe një ekskluzivitet restorantesh. Ai është një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili pranon se suksesin ia ka borxh punës këmbëngulëse dhe rutinës që nuk e ka ndryshuar prej vitesh.