Ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop gjatë ditës ka zhvilluar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti të cilit i ka bërë të qartë se ndikimi politik ndaj kryetare së Gjykatës Supreme dhe shkarkimi i mundshëm i saj është i papranueshëm dhe do të nxis reagimin e fortë të Holandës. “Ndikimi i panevojshëm politik në pozicionin e kryetarit të Gjykatës Supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, ka potencuar Jan Kop gjatë takimit me Ahmetin. Ndërkohë nga Këshilli Gjyqësor kanë njoftuar se Komisioni disiplinor ka përgatitur raportin mbi procedurën e iniciuar kundër Besa Ademit dhe i njëjti i është dorëzuar kryetares së Këshillit, Vesna Dameva. Në njërën nga seancat e ardhshme do të vendoset në rend dite dhe do të diskutohet, por jo në seancën e ditës së enjte. /Alsat.mk
Të fundit
- Izet Mexhiti uron Shqipërinë: Motiv shtesë për vendin, për vazhdimin e politikave për nisjen e negociatave me BE-në
- Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan
- Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë mjet (vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!
- Zëvendës Kryevizori shtetëror, Orhan Ademi për vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve
- Izet Mexhiti: Diaspora në kohën e BDI-së na pyeste a hapet diçka tjetër përveç kazinove në vendbanimet shqiptare
- Mexhiti në Alsat M: “Bixhozi” është lufta kryesore e kësaj qeverie
- Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike
- Këshilltarja e BDI-së në Çair kalon te LD-ja e Izet Mexhitit
- Analisti Ramadan Ramadani: Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, bumbar e ka bë BDI-në, i ka nxjerrë në pension!
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
Postimi i kaluar
Ju gjithashtu mund të pëlqeni