Moti sot do të jetë me vranësira dhe me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit do të jetë e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në 13 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.