Bashke

Polici nga Shkupi: Njerëzit e BDI-së në MPB më bëjnë presion sepse jam me Izet Mexhitin

Emir Ismaili, nga fshati Batinc i Shkupit, i punësuar në Minstrinë e Punëve të Brendëshme, thotë se ndaj tij është ngritur procedurë disiplinore për shkak të pjesëmarrjes së tij (pas orarit të punës) në një aktivitet politik të partisë opozitare, Lëvizjes Demokratike, të drejtuar nga Izet Mexhiti.

Polici Emir Ismaili i cili është i punësuar në MPB prej 10 vitesh, thotë se edhe me herët ka marrë pjesë në partiake, por derisa ato aktivitete organizoheshin nga BDI-ja, asnjëherë nuk ka pas pasoja në punë.

Ai vlerëson se qëllimi i kësaj procedure disiplinore të ngritur ndaj tij është hakmarrja politike, por bën me dije se nuk e ka ndërmend të heshtë.

“Nga momenti që unë kam dal publikisht në përkrahje të Izet Mexhiti, vazhdimisht përballem me presione të ndryshme në MPB, presione të cilat dirigjohen nga njerëzit e BDI-së. Dy herë jam thirrur në biseda informative, në prezencë të një numëri të madh të inspektorëve, të cilët në mënyrë direkte e kanë potencua angazhimin tim në përkrahje të Izet Mexhitit. Së fundmi, është ngritur edhe procedurë disiplinore kundër meje, ku si shkak merret postimi me profilin zyrtar të Izet Mexhiti, për një aktivitet konkret që është mbajtur më 3 tetor, ku Izet Mexhiti ka publikuar pjesëmarrjen time në këtë aktivitet në selinë e Levizjes Demokratikë në Shkup.

Kur unë isha aktivist i BDI-së para disa viteve dhe merrja pjesë në aktivitetet e kësaj partie një gjë e tillë nuk përbentë problem, kurse tani kur dal në aktivitetet e Izet Mexhitit përbën problem dhe me bëhet presion në vendin e punës. Kërkesa e inspektorëve ka qenë që të tërhiqem unë nga aktiviteti politik për Izet Mexhitin, si kusht për ta tërhequr masën disiplinore dhe dënimet.

Dua të them se edhe më herët kam pas pasaoja duke u degraduar në detyrë për shkak të komenteve që kam bërë në profilet e zyrtareve të BDI-së në rrjetet sociale”, ka deklaruar polici Emir Ismaili.

Ndaj Ismaili, Sektori për kontrollë të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standatde profesionale pranë MPB-së ka propozuar të ngritet procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë për shkeljen e disiplinës në punë, në bazë të nenin 225, 226,227 nga marrëveshja kolektive në MPB.

Në fotografitë më poshtë ju sjellim të plotë arsyet mbi të cilat MPB-ja ka ngritur procedurën ndaj policit Emir Ismaili.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë