Bashke

Policia serbe rrahë, zhvesh dhe i kthen në Maqedoni disa migrantë

Një fotografi që Alsat e ka siguruar nga burime të besueshme prej kontrollit kufitar Maqedoni e Veriut-Serbi dëshmon për dhunë çnjerëzore ndaj disa migrantëve nga ana e autoriteteve policore serbe. Sipas burimeve të njëjta, mbremë rreth 15 emigrantë nga Lindja e Mesme janë kapur në territorin serb teksa kishin kaluar ilegalisht nga Maqedonia.
Të njëjtit janë arrestuar, rrahur, bastisur, zhveshur dhe në gjendje të tillë janë dërguar në Miratoc e më pas në Llojan. Nëpër gjymtyrët e tyre vërehen shenja dhune, madje sipas burime të Alsat, policia kufitare serbe ndaj migratëve ka lëshuar edhe qent policor. I janë konfiskuar paratë, ushqimi, celularët dhe veshjet.
Nuk dihet nëse të njëjtit kanë përfunduar në Qendrën Tranzituese “Tabanoc” ose jo. Ardhja e tyre deri në pikën veriore kufitare dyshohet të jetë bërë në mënyrë kontrabanduese.
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë