Bashke

6 llojet e frutave të thata që duhet t’i hani për shëndet të mirë

Arrat janë vetëm një nga burimet më të mira të yndyrave të shëndetshme me bazë bimore. Nëse i shtoni në regjimin tuaj ushqimor, në mes të vakteve ose si shtesë, ju do i gëzoheni një shëndeti më të mirë për zemrën dhe trurin tuaj. Jo vetëm arrat, por edhe disa fruta të tjera të thata, pavarësisht nëse mbushni grushtin dhe i hani apo thjesht i shtoni në sallatë, dijeni që kanë një ndikim absolut në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ja për cilat lloje frutash të thata bëhet fjalë:

Bajamet

Bajamet janë të pasura me fibra, magnez dhe vitaminë E, lëndë ushqyese këto që luajnë rol në tretjen, shëndetin e zemrës dhe shëndetin e lëkurës. Yndyra e shëndetshme të pangopura që gjenden te bajamet i bëjnë mirë zemrës, ndërsa ndihmojnë në ruajtjen e një niveli të pranueshëm sheqeri në gjak.

Arrat

Si një burim i shkëlqyer bimor i yndyrave omega-3, që nxisin presionin e mirë të gjakut, arrat kanë ndikim absolut në shëndetin kardiovaskular duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut, reduktuar inflamacionin dhe duke ulur presionin e gjakut.

Arrat braziliane

Sigurisht, që nuk janë lloji i arrave më të njohura në këtë listë, por ngrënia e tyre sjell shumë përfitime në shëndet. Arrat braziliane dyfishojnë dozën ditore të selenit, një mineral gjurmë që luan një rol në funksionin e tiroides dhe proceset anti-inflamatore.

Fëstëkët

Fëstëkët janë një tjetër lloj arre me proteinë të lartë, që përmbajnë gjithashtu shumë vitamina B. Ky lloj fruti i thatë është i pasur me shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin në trup.

Arrat amerikane pekan

Pikanët konsiderohen si fruta të thata goxha të shëndetshme për zemrën për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, të cilët ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe inflamacionit.

Arrat shqeme

Me nivel të lartë të magnezit, një mineral i rëndësishëm për funksionin nervor, kontrollon e presionit të gjakut dhe ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, ky lloj fruti edhe pse me origjinë amerikane është ndër më të preferuarit në botë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë