Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar pas refuzimit të idesë nga partitë maqedonase që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend, përcjell TV21. Nga Kjo parti kanë kritikuar edhe BDI-në, të cilën e pyesin se pse nuk e mbështetën kadidaturën e Arben Taravarit për president të vendit. Nga LD thonë se me kandidatin e BDI-së për president është përçarë vota shqiptare.
“Iniciativa për zgjedhjen e Kryetarit të RMV-së në Kuvend nuk është qasje monoetnike, por politikisht racionale. Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kundër përcaktimit të “VLEN” janë rikthim në vitin 1990, koha kur u perceptoheshte si tragjedi që shqiptarët të mbanin pozitat më të larta shtetërore. Sa i përket partnerit të tyre BDI, ata një gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Nëse vërtet angazhohen për Kryetarin e Parë të Shqiptar, duhet t’i shpjegojnë publikut pse nuk e mbështetën kandidaturën e Arben Taravarit dhe pse po përpiqen të minojnë mundësinë që shqiptarët të kenë një kryetar shteti në vitin 2024. Parashtrojmë pyetje publike se cilave qarqe u shërben Ali Ahmeti me vendimin për përçarjen e elektoratit shqiptar. “VLEN” në koalicion me Popullin Shqiptar do të mundë mbetjet e fundit të politikave të UDBA-s”, thonë nga LD.