Bashke

Lëvizja Demokratike: Qeveritarët me rroga mbi 2000 euro, e për pensionistët pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçe

Pensionistët protestojnë, por Qeveria sillet sikur nuk ndodh asgjë. Protestojnë, sepse është e pamundur që të mbijetojnë me pensionet minimale prej 13.000 denarë, të cilat nuk u mjaftojnë as për nevojat më elementare të tyre.

Nga 333.000 pensionistë, 94.000 (pra 1/3 e të gjithë pensionistëve) marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.000 denarë.

Qeveritarët rrogat e tyre i rritën për 78% duke arritur vlërën mbi 2000 euro, ndërsa pensionistët kanë pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçet e tyre.

Qeveria po e nënçmon dhe po e bën barë të familjes një shtresë siç janë pensionistët që tërë jetën e tyre kanë punuar ndershëm!

Lëvizja Demokratike konsideron se kërkesa e tyre për rritje lineare prej 5000 denarë si dhe pensioni minimal prej 20.000 denarë është reale, aq më tepër kur dihet se shporta harxhuese e një familje katër anëtarëshe është pothuaj 50.000 denarë. Qeveria duhet të reflektojë dhe ta zgjidhë këtë problem akut të pensionistëve, të cilit meritojnë trajtim dinjitoz.

Nuk është as e ndershme e as e moralshme që të luash me ata që janë buzë ekzistencës, me ata të cilët për çdo ditë përballen me rritje të çmimeve. Në fakt, qeveritarët që moti nuk e ndjejnë realitetin, ndaj dhe institucioni i përgjegjësisë së tyre është rrënuar përfundimisht.

Në programin e Lëvizjes Demokratike kategoria e pensionistëve ka trajtim të veçantë dhe mundi i tyre shumë vjeçar do të jetë i vlerësuar në mënyrën më të mirë.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë