Bashke

Mexhiti nga Gostivari tha se ata janë fitimtar, dërgoi edhe një mesazh për administratorët

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga hapja e shtabit të VLEN-it në Gostivar, u shpreh se disa analistë po e parashtrojnë pyetjen se kush do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Populli ka kërkuar ndryshimin, populli shqiptar ka kërkuar bashkimin, që në momentin që jemi bashkuar ne jemi fitimtar, këtu nuk kemi aspak dilemë”, tha Izet Mexhit nga VLEN.

Mexhiti dërgoi një porosi për administratorët, duke thënë se janë në ato pozita për shkak se janë shkolluar dhe aftësuar, për shkak se prindërit kaun investuar dhe e meritojnë të jenë.

“Qeveria e re ku do bën pjesë edhe VLEN-i, ju premtoj nëse gjithë ata që në ditët e para do marrin vendime dhe ne në kuadër të VLEN-it mendojmë të krijojmë një qendër për krijimin e administratorëve për t’i avancuar”, tha Mexhiti.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë