Bashke

Izet Mexhiti: S`kam pas ambicje për lider – blloku opozitar pa paragjykime!

“Për shkak të kritikave unë pagova çmimin, nuk u shkarkuam por u dëbuam. Erdhëm deri atje, ose të shkojmë në shtëpi ose ta vazhdojmë betejën dhe këtu janë 99% të njerëzve në ato mitingje dhe paraqitje publike. Ata që u kthyen i falënderoj për kontributin”, tha Izet Mexhiti gjatë një interviste për javoren “Fokus”.

Mexhiti në intervistën për të përjavshmen “Fokus” ka komentuar zërat se Albin Kurti është kumbari i projektit të bashkimit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, largimi nga BDI-ja ka qenë edhe për shkak të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Ne jemi kundër “Ballkanit të Hapur”, veçanërisht tani kur Edi Rama u tërhoq dhe mbetën vetëm Ahmeti, Kovaçevski dhe Vuçiqi. Ta bësh “Ballkanin e Hapur” me bashkëpunëtor të Millosheviqit, sikurse Vuçiqi, Daçiqi e Vulini, me vendin e vetëm në Evropë, që nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë dhe bashkëpunojnë me Putinin, nuk e di kush i mban në këtë projekt. Ne jemi për “Procesin e Berlinit” që nuk e sheh Kosovën si problem”, tha Izet Mexhiti.

Izet Mexhiti në intervistë ka theksuar se asnjëherë nuk ka pretenduar që të bëhet lider i BDI-së. Sipas tij, arsyet e bashkimit opozitar tregojnë se lidershipi dhe bajraktarizmi nuk janë të rëndësishme, por sic thotë, është bërë një bllok opozitar pa paragjykime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë