Bashke

VLEN numëron dështimet e BDI-së: Jo BDI-së, Po Evropës!

Aktivistë të koalicionit opozitar shqiptar VLEN kanë numëruar dështimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për gjithë periudhën e qeverisjes së tyre. Me pyetje të shumta, opozita ka pyetur BDI-në se a ka qenë gjithnjë në koordinim me Rusinë për të bëmat ndaj shqiptarëve:

A i thatë Po Rusisë me rastin Monstra? A i thatë Po Rusisë me rastin Alfa? A i thatë Po Rusisë me rastin e Kumanovës? A i thatë po Rusisë me “veren do smert”?

A i thatë Po Rusisë me Soravia, Eurovia, Llotaria?

A i thatë Po Rusisë me “Shkupi 2014” me Car Dushanin në mes të Shkupit?

A i thatë po Rusisë me Enciklopedinë anti – shqiptare? A i thate po Rusisë ju të BDI-së me rritjet e rrogave për vete në 78% ndërsa dikush i papunë?

A i thatë po Rusisë kur harruat nxënësit shqiptar në Veles dhe Çashkë të mos mësojnë Maqedonisht?

A i thate po Rusisë dhe latë të digjet spitali modular në Tetovë dhe askush mos të merr përgjegjësi?

A i thatë po Rusisë me korrupsion që ka marrë jetën e 44 personave në rastin Besa Trans? Ai thatë po Rusisë kur nipi i Ali Ahmetit, 31 miljon euro blejti Soravian ndërsa 200 mijë të rinjë shqiptar i larguat në Gjermani? A i thatë po Rusisë BDI 20 vite në qeveri ndërsa gjuha shqipe është ende 20%?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë